Nisin në Durrës festimet pēr Ditën e Verës, aktivitete dhe atmosferë festive në qendër të qytetit
Sheshi kryesor është veshur me dekor shumëngjyrësh pranveror, ndërsa qytetarë të shumtë kanë zgjedhur të shëtisin dhe të shijojnë atmosferën e festës.
Në shesh është hapur edhe një panair me produkte artizanale, ku ekspozohen punime të ndryshme tradicionale dhe suvenire, ndërsa nuk mungojnë as simbolikat e kësaj dite, si veroret dhe ëmbëlsirat tradicionale, ballokumet e Elbasanit.
Gjallëri dhe në bregdet, ku dita plot diell fton vendas e vizitorë të ndryshëm të kalojnë bukur këtë ditë feste dhe fundjavën.