Fermerët e juglindjes përballë vështirësive
Situata për fermerët në juglindje vijon të mbetet e vështirë. Edhe pse çdo vit punojnë tokën dhe investojnë në prodhimin bujqësor, shumë prej tyre thonë se nuk arrijnë të sigurojnë fitim nga mundi i tyre.
Qindra qepe kanë mbetur stok në fshatin Pirg, Leminot dhe Zvirinë. Jashtë kamerave fermerët tregojnë vështirësitë, ndërsa banorët e tjerë shohin se një pjesë e prodhimit është kalbur e hidhet në lumenj pa mundur të shitet.
Edhe në Plasë situata vijon të jetë po e njëjtë me fermerë me të pakët e prodhim që nuk gjendet treg. Ata shprehen se kostot për mbjelljen janë rritur, ndërsa çmimet me të cilat shiten produktet janë të ulëta.
Lexo edhe:
PAMJE/ Diell, muzikë, lojëra dhe ushqime tradicionale, Elbasani feston sot Ditën e Verës
Në të njëjtën kohë, mallrat e importuara nga jashtë po e bëjnë edhe më të vështirë konkurrencën për prodhimin vendas.
Si pasojë, numri i fermerëve në këto zona po bie nga viti në vit duke parë si mundësi emigrimin.
Shumë prej tyre po heqin dorë nga bujqësia, pasi thonë se puna në tokë nuk po u siguron më të ardhura të mjaftueshme për të jetuar.