Mashtrimet e Ramës dhe Batonit/ Bllokimi i raportit IBAR për integrimin u paralajmërua në dhjetor

Në dhjetor të vitit të kaluar, në redaksitë e Tiranës mbërriti një lajm. Komisioni Europian kishte paralajmëruar qeverinë e Tiranës se nuk do të miratonte raportin IBAR për të nisur mbylljen e kapitujve të negociatave në rast se Edi Rama do mbronte Belinda Ballukun.

Në atë kohë, Edi Rama ishte duke vazhduar përpjekjet për ta zvarritur procesin e vendimit për imunitetin sa më shumë të ishte e mundur.

Një variant ishte që të digjeshin afatet kohore dhe kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut të quhej e rrëzuar.

Por kur presioni nisi të shtohej, Rama u detyrua të shkonte drejt një vendimi, që do rezultojë fatal për të tashmen dhe të ardhmen e tij politike.

Ai mori në mbrojtje Belinda Ballukun, duke nxitur reagimin e qartë të Brukselit se raporti IBAR nuk do miratohet.

Por Rama mashtroi hapur dhe në sy shqiptarët të premten kur tha se nuk është bllokuar integrimi.

Madje detyroi Baton Haxhiun të shpërndajë lajme se vendimi për raportin IBAR pritet të zgjasë për disa raunde të tjera derisa të ketë një qëndrim përfundimtar.

Një tjetër mashtrim banal.

Qëndrimin e bënë të ditur ambasadat kryesore të Europës në vendin tonë, duke filluar me atë gjermane e duke vazhduar me holandezen e madje edhe suedezen.

Përpjekja për të krijuar idenë se edhe vendimi për IBAR do të zvarritet, siç u zvarrit vendimi për Ballukun, është një tentativë e kotë.

Bllokimi i integrimit ka ndodhur, por ironia është se kjo është e keqja më e vogël.

Të paktën tani për tani!