", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/March/14/auto_himars-bahrein-770x423_11773477162.png", "width": 900, "height": 494 } }

Konfirmohet sulmi i parë ndaj Iranit nga një vend i Gjirit, raketa balistike u qëlluan nga një lëshues amerikan në Bahrein

Rasti i parë  i një sulmi ndaj Iranit nga një vend i Gjirit Persikar ku lëshohen nga territori i Bahreinit konfirmohen nga New York Timesi. Shteti i vogël i Gjirit është vendi i “,”Flotës së Pestë të SHBA-së”, një bazë që u sulmua nga Iran në ditën e parë të konfliktit. Videoja nuk tregon qartë se kush lëshoi raketat, nëse forcat amerikane apo ato të Bahreinit, por ekspertët e mbrojtjes që analizuan pamjet thonë se të paktën një raketë u qëllua nga një lançues amerikan HIMARS.

Qeveria e Bahreinit ka mohuar përfshirjen e saj në ndonjë operacion ofensiv dhe ka refuzuar të komentojë nëse video tregon operacione amerikane nga territori i saj. Videoja u publikua më 7 mars pranë një zone banimi dhe aeroporti në veri të Bahreinit, duke treguar dy raketa që lëshohen drejt Iranit.

Ekspertët e sigurisë Wes J. Bryant dhe Fabian Hoffmann vlerësuan se lëshuesi është një automjet M142 HIMARS i prodhuar në SHBA. Forcat amerikane kanë konfirmuar përdorimin e sistemit HIMARS në operacionet ndaj Iranit. Postimet nga CENTCOM e kanë përshkruar aftësinë e këtyre lansuesve si një “goditje të thellë kundër regjimit iranian”.

Që nga fillimi i sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit, Teherani ka qëlluar më shumë se 100 raketa dhe 191 dronë drejt Bahreinit, duke shkaktuar 12 viktima civile, si dhe humbje në infrastrukturën e qytetit, përfshirë rafineritë e naftës dhe impiantet e ujit.

Një grua 29-vjeçare u vra në kryeqytetin Manama gjatë një sulmi që ministria e brendshme iraniane e quajti “provokues”. Ndërkohë, shumica e vendeve të Gjirit e kanë dënuar Iranin, por nuk i janë bashkuar publikisht operacioneve sulmuese ndaj tij, duke u shqetësuar për përshkallëzimin e mundshëm të konfliktit në territorin e tyre.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, paralajmëroi fqinjët e tij që të kufizojnë bashkëpunimin ushtarak me SHBA, duke sugjeruar mbylljen e bazave për të shmangur përshkallëzime të mëtejshme në rajon.