Elbasani feston Natën e Verës, mijëra qytetarë mbushin sheshin kryesor

Qyteti i Elbasanit është përfshirë nga atmosfera festive e Natës së Verës, ku mijëra qytetarë dhe vizitorë kanë mbushur sheshin kryesor për të festuar një nga traditat më të dashura të qytetit.

Të rinj, familje dhe turistë kanë zgjedhur ta kalojnë këtë mbrëmje në qytetin që njihet si vendlindja e kësaj feste, duke krijuar një atmosferë të gjallë me muzikë, kërcime dhe aktivitete festive.

Në sheshin qendror po zhvillohet një koncert i madh festiv me pjesëmarrjen e artistëve të ndryshëm, i cili pritet të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit, duke e kthyer qytetin në një skenë të madhe feste.