SHBA ofron 10 milionë $ shpërblim për informacion mbi Ajatollah Mojtaba Khamenein dhe Larijani-n
Programi i Shpërblimeve për Drejtësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së ka kërkuar informacion mbi "udhëheqësit terroristë iranianë", përfshirë Ajatollah Mojtaba Khamenei-n.
Departamenti i Shtetit e caktoi shpërblimin deri në 10 milionë dollarë dhe tha se informacioni mund t'i bënte njerëzit të pranueshëm për "zhvendosje".
“Këta individë komandojnë dhe drejtojnë elementë të ndryshëm të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit, i cili planifikon, organizon dhe ekzekuton terrorizëm në të gjithë botën”, thuhej në postim.
Zyrtarët për të cilët SHBA-të po kërkojnë informacione përfshijnë:
Ministri i Inteligjencës, Esmail Khatib,
Zëvendës Shefi i Shtabit, Ali Asghar Hejazi
Gjeneral Major Jahja Rahim Safavi
Gjeneral brigade Eskandar Momeni
Sekretari i Këshillit të Lartë, Ali Larijani
Got information on these Iranian terrorist leaders?
— Rewards for Justice (@RFJ_USA) March 13, 2026
Send us a tip. It could make you eligible for a reward and relocation. pic.twitter.com/y7avkqdGWw