Sulmi terrorist në Barcelonë, reagon ISIS: E bëmë ne

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Las Ramblas të Barcelonës.

Sipas policisë spanjolle autori i dyshuar që përplasi turmën e njerëzve me furgon duke lënë 13 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur është marokeni me banim në Spanjë, Driss Okabir.

Njoftimi u bë në agjencinë e lajmeve të ISIS, Amaq.