Darka e turpit... Iftari i pashait mbi germadhat e nje populli te vjedhur
Nga Felix Bilani/
Ne teatrin e zi te propagandës rilindase, asgjë nuk e tejkalon cinizmin e Edi Rames kur shtron "sofra bujarie" ne pallatin e kongreseve. Ky nuk është iftar, është një parade perverse e pushtetit që kërkon të blejë me një vakt heshtjen e zotit dhe të robit. Është kulmi i nje hipokrizie ku njeriu që e ka shndërruar vjedhjen në sistem, guxon të citoje vargje të shenjta ndërsa duart i ka te zhytura thellë në xhepat e shqiptarëve. Dhe ai na shfaqet si besimtar
besimi i të cilit u tregua nën gazin lotsjellës në xhaminë e namazgjasë dhe përpara se të flasë për paqe dhe devotshmeri, Rama duhet të kërkojë ndjese për tymin e zi që mbuloi xhaminë e namazgjasë. Kush mund ta harrojë atë protestë kur policia e tij, pa asnjë drite shpirti, hodhi gaz lotsjellës mbi shtëpinë e kultit? Ai qe sot hiqet si mik i besimtarëve, është i njëjti që urdhëroi asfiksimin e tyre brenda mureve të shenjta.
Kjo është fytyra e vërtete e këtij regjimi, një dorë që të zgjat hurmën për kamerat e mediave të blera dhe dora tjetër që të lëshon helmin në mushkëri kur guxon t'i kërkosh llogari për pasurinë e vjedhur. Ky është njeriu qe nuk njeh as xhami, as kishë, as moral, por vetëm karrigen e tij te lyer me gjakun e një populli qe po ikën çdo ditë. Ndërsa këtu, ne ketë katundin tone mbetet sadakaja e turpit dhe ndihma sociale si lëmoshë e vjedhur ndërkohe qe ne pallatin e kongreseve shërbehen pjatanca me delikatese, jashtë atyre mureve qindra familje jetojnë me "ndihmën sociale" qe nuk mjafton as per buke e kripe. Ky sistem nuk është mbështetje, është fyerje, është skllavërim modern, ku Rama u jep shqiptareve thërrimet e asaj qe u ka vjedhur me tendera, PPP dhe inceneratore qe ekzistojnë vetëm ne letra.
Si mund te ketë fytyre ky njeri te ulet ne iftar, kur me firmat e tij ka lëne shqiptaret "pa shtëpi e katandi"? Ai ka shkatërruar pronën, ka tjetërsuar bregdetin dhe ka kthyer Shqipërinë ne një çiflig personal ku besimi përdoret si makijazh për te fshehur kalbësirën e një shteti qe nuk prodhon me asgjë përveç dëshpërimit......Dhe këtu del nje pyetje për "besimtaret" e sofres.....A keni sy te shihni? A besoni ne zot e kuran ? Dhe ketu turpi nuk mbetet vetem te nikoqiri, ai ndahet edhe me ata qe ulen ne ate tryeze. A mund te quheni besimtare ju qe hani nga pjata e dikujt qe akuzohet se u ka rrëmbyer dhe vazhdon te rrëmbeje cdo pasuri kombëtare e madje deri ne bukën jetimeve? A besoni vërtet, apo thjesht po bëheni pjese e një rituali ku feja shërben si tapet për te fshire këpucët e perbaltura te pushtetit?
Ku është pëlqimi i dyanshëm qe kërkon Kurani ? kur ju e dini shume mire se ato para janë marre me dhunën e taksave dhe me hiletë e një gjyqësori te kapur për fyti?
Te ulesh ne iftarin e Rames do te thotë te pranosh se vjedhja është e lejueshme dhe se ajo behet ne emër te "rilindjes", dhe ky është nje akt bashkëpunimi ne mekat. Besimi i vërtete nuk gjendet ne sallat e ndriçuara me parate e korrupsionit, por ne sheshet ku kerkohet drejtesi dhe ne vatrat e mbetura shkrete nga ky regjim me zot Ramen, sepse sistemi i Rames eshte ndertuar mbi genjeshtren se mund te vjedhesh gjithe vitin dhe te "pastrohesh" me nje darke ne muajin e Ramazanit. Por historia dhe drejtesia nuk harrojne. Ky popull mund te jete i varfer, i vjedhur i neperkembur , i dhunuar nga ky sistem , por nuk është i verber. Sofra e tij eshte e shtruar me padrejtësi, dhe asnje lutje nuk mund ta mbuloje eren e rende te nje pushteti qe ushqehet me shkatërrimin e te ardhmes se shqiptareve.