SHBA: Sot, vala më e madhe e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Shefi i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë Amerikane, Gjenerali Dan Kane, tha se sot do të jetë dita "më intensive" për forcat amerikane në këtë konflikt.

Më parë, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegsett tha se sot do të ishte "numri më i madh i sulmeve" që Shtetet e Bashkuara kanë kryer ndonjëherë kundër Iranit.

Sipas tij, sot SHBA-të do të nisin përsëri "valën më të madhe të sulmeve që Amerika ka kryer ndonjëherë mbi qiellin e Iranit".