FOTO/ Cristiano Ronaldo tronditet nga lajmet që vijnë nga Barcelona

Cristiano Ronaldo ka reaguar pas sulmeve të fundit në Barcelonë. Portugezi është solidarizuar me viktimat.

“I tronditur me lajmet që vijnë nga Barcelona. Solidarizohem me familjen dhe miqtë e viktimave”, shkroi Ronaldo në Twitter.

Policia katalanase e ka konfirmuar zyrtarisht se si pasojë e sulmit terrorist në Barcelonë, 13 persona kanë mbetur të vrarë dhe 50 të tjerë janë plagosur.