Galatasaray, Osimhen siguron bonus të madh në rast eliminimi të Liverpool-it
Sipas medieve turke, sulmuesi i Galatasaray-t, Victor Osimhen, ka kërkuar dhe siguruar një bonus të madh në rast se skuadra e tij arrin të eliminojë Liverpoolin nga Champions League. Galatasaray fitoi 1-0 ndeshjen e parë dhe ëndërron të kualifikohet në çerekfinale të garës më të madhe europiane për klube.
Nëse ekipi arrin këtë sukses, skuadra do të përfitojë 5 milionë euro, një premtim që Osimhen ia kishte marrë presidentit Ozbek. Ky bonus i madh tregon edhe ambicien e sulmuesit nigerian dhe vendosmërinë e tij për të ndihmuar Galatasaray-n të shkruajë historinë në Champions League.