30 organizata të shoqërisë civile kundër shqyrtimit të legjislacionit BE me procedurë të përshpejtuar
Rreth 30 organizata të shoqërisë civile i kanë bërë thirrje Kuvendit të Shqipërisë të garantojë transparencë, shqyrtim parlamentar dhe konsultim publik për legjislacionin që lidhet me procesin e integrimit europian.
Në një deklaratë të përbashkët, organizatat shprehin shqetësimin për një projektvendim, e paraqitur më 2 mars 2026 për ndryshime në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, i cili parashikon përdorimin e një procedure të përshpejtuar për legjislacionin që lidhet me procesin e integrimit europian.
Një veprim i tillë ndërmerret ndërkohë që mungojnë standarde të qarta për transparencë dhe konsultim publik gjatë procesit legjislativ.
Organizatat theksojnë se integrimi europian kërkon një proces gjithëpërfshirës dhe të hapur, ku roli i parlamentit, i komisioneve parlamentare dhe i shoqërisë civile të garantohet plotësisht.
Në deklaratë, ato kërkojnë konkretisht:
-procedura e përshpejtuar të mos aplikohet automatikisht për çdo projektligj që lidhet me integrimin europian;
-të garantohet një periudhë minimale shqyrtimi në komisionet parlamentare;
-të sigurohet konsultim i strukturuar publik dhe transparencë për projektligjet që lidhen me procesin e integrimit;
-të fuqizohet roli i komisioneve parlamentare në shqyrtimin e këtij legjislacioni.
Deklarata është dërguar zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë dhe është firmosur nga një numër i gjerë organizatash të shoqërisë civile.
Organizatat nënshkruese:
ㆍQendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV)
ㆍAlbanian Woman in Audiovisual (AWA)
ㆍPartners Albania
ㆍAkademia e Studimeve Politike (ASP)
ㆍQendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG)
ㆍQendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” (GADC)
ㆍKomiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH)
ㆍQendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER)
ㆍInstituti i Studimeve Politike (ISP)
ㆍAleanca Kundër Diskriminimit LGBTI
ㆍQendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (CRCA-ECPAT Shqipëri)
ㆍRrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative Shqipëri (BIRN Albania)
ㆍAsociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH/AJA)
ㆍInstituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM)
ㆍFaktoje
ㆍRrjeti Erasmus Tirana (ESN Tirana)
ㆍFondacioni "Së Bashku"
ㆍInstituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI)
ㆍInstituti Shqiptar i Shkencës/ Open Data Albania
ㆍRrjeti i Informimit dhe Qytetarisë Aktive
ㆍKëshilli Shqiptar i Medias (KSHM)
ㆍQendra Për Studime të Krahasuara dhe Ndërkombëtare (QSKN)
ㆍQendra Amfora
ㆍQëndresa Qytetare
ㆍQendra Shqiptare për Gazetari Cilësore (ACQJ)
ㆍShoqata Together for Life (TFL)
ㆍQendra “Strehëza Edlira Haxhiymeri”
ㆍRrjeti i Grave - Barazi në Vendimmarrje
ㆍQendra për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Zhvillim të Qëndrueshëm - All Green Centre
ㆍLëvizja Europiane në Shqipëri (EMA)
ㆍAWEN-Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri