VIDEO/ Pamje tronditëse, Irani godet qendrën financiare ndërkombëtare në Dubai

Shpërthime tronditën Dubain sot, ndërsa mbeturinat nga dronët iranianë të inteceptuar shkaktuan dëme në ndërtesat në zemër të distriktit financiar të qytetit.

Tymi i zi i dendur u ngrit mbi horizontin e Dubait herët këtë mëngjes pas asaj që autoritetet e përshkruan si një zjarr në një zonë industriale të qytet-shtetit.

Autoritetet e Dubait më vonë konfirmuan se u shkaktuan vetëm dëme të vogla, pa raportuar të lënduar.

Sulmi i fundit në Qendrën Ndërkombëtare të Financave vjen pasi bankat në Dubai urdhëruan stafin të largohej nga zyrat e tyre në fillim të kësaj jave pas një kërcënimi nga Irani për të synuar institucionet financiare amerikane dhe izraelite.

Ndërkohë, Iraku u bë teatri kryesor i luftës në Lindjen e Mesme dje pasi një avion amerikan u rrëzua në tokë pas një përplasjeje të dyshuar në ajër dhe një ushtar francez u vra pas një sulmi me dron në një bazë ajrore./DM