Kontrolle në burgjet e Malandrinos: Policia greke gjen thikë në qelinë e një krimineli shqiptar
Oficerët e Drejtorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar bastisën burgun e Malandrinos në Greqi. Sipas informacioneve, policia u përpoq të hynte në qelinë e një të dënuari shqiptar pasi kishte informacion se ai zotëronte sende të paligjshme.
Media greke, shkruan se policia greke hasi vështirësi pasi i burgosuri e kishte siguruar atë me një copë druri. Përfundimisht, policia e shkatërroi dhe kontrolloi zonën, duke gjetur një thikë me këllëf të zi dhe disa çelësa. U kryen gjithsej 16 kontrolle në qeli.