Trump: Është një nder i madh të vrasësh anëtarë të regjimit iranian
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se “është një nder i madh të vrasësh anëtarë të regjimit iranian”.
"Ne po e shkatërrojmë plotësisht regjimin terrorist të Iranit - ushtarakisht, ekonomikisht dhe në çdo mënyrë tjetër", shkroi ai më herët këtë mëngjes në platformën Truth Social, siç raportohet nga BBC.
“Marina e Iranit është zhdukur, forca e tyre ajrore nuk ekziston më, raketat, dronët dhe gjithçka tjetër po shkatërrohen, dhe udhëheqësit e tyre janë fshirë nga faqja e dheut.Kemi fuqi zjarri të pakrahasueshme, municione të pakufizuara dhe shumë kohë - shikoni çfarë u ndodh atyre horrave të çmendur sot.
Ata kanë vrarë njerëz të pafajshëm në të gjithë botën për 47 vjet, dhe tani unë, si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po i vras ata. Çfarë nderi i madh është!”.