'Evropa bën presion, por vendimet i merr SHBA'/ Burimi: Rama ka frikë vetëm nga amerikanët

Analisti Genc Burimi, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri TV, deklaroi se zhvillimet politike në rajon nuk varen më nga Bashkimi Evropian, por nga qëndrimi i Shteteve të Bashkuara.

Sipas tij, liderë si Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç nuk ndikohen nga presioni i BE-së, ndërsa faktori që mund të ndryshojë situatën janë vetëm amerikanët. Burimi ngriti pikëpyetje për interesat strategjike në rajon dhe për projekte si Porto Romano, duke sugjeruar se pas tyre mund të ketë marrëveshje të lidhura me mbështetje politike.

Ai theksoi se Evropa vazhdon të flasë për vlera dhe shtetin e së drejtës, por në praktikë ndikimi i saj është i kufizuar. Sipas Burimit, nëse SHBA vendos të veprojë me presion politik, atëherë situata në Ballkan mund të ndryshojë, pasi “Rama ka frikë vetëm nga amerikanët”.

Burimi: 

Unë jam më pak naiv mbase dhe nga vendi ku flas, ka më shumë realizëm. Çështja nuk luhet te BE-ja me njerëz si Rama dhe Vuçiç. Pra nuk pyesin për BE-në. Çështja luhet te amerikanët. Pyetjen sot në Shqipëri nuk e bëni juve, unë e bëj nga Parisi. Çfarë loje po luajnë amerikanët? Kjo është. Dhe vetëm ata janë të aftë të bëjnë presion.

Po kur shoh që, që me Serbinë, amerikanët po rilidhen me Dodikun. Ka dhe interesa, pastaj jemi në një situatë lufte, shikoj që mund të ketë armë, municione që shkojnë nga Serbia në Izrael, janë interesa shumë, shumë të thella, që i thonë deep interesash, domethënë që demokracia është lënë në plan të dytë dhe prandaj dhe bëra që para një lloj ironie. Thashë jemi në Evropë, kjo është problemi, se amerikanët sot nuk e nuk e mohojnë që përpara demokracisë në botë shikojnë interesat ekonomike.

Evropa vazhdon ende të paktën në pamje të jashtme të shoh vlera. Kështu që, kam frikë, shoh dhe Porto Romanon për shembull. Çfarë luhet mbrapa? Sepse në gjuhën e mbrapa sa mbrapa është që, Rama i jep Porto Romanën pra amerikanëve, mund të jetë dhe për të një lloj mbështetjeje. Duhet kujdesni dhe njëherë te këto mekanizma, fatkeqësisht nuk është Evropa që i frikëson këta, as Ramën dhe as Vuçiçin. Ju kujtohet, në 2019-ën, 2020-ën, sa priteshin pikërisht ato 10 pikat, kushtet e gjermanëve. Ju kujtohet asaj kohe? Çfarë ndodhi? Asgjë s'ndodhi. Pas një viti, do kesh në Francë që vjen ekstremi i djathtë në pushtet, sipas 99.9% të gjithë sondazheve, që detyrimisht e kthen e djathta, do ta pezullojë integrimin. Dhe Rama thotë, shikoni, na penguan ata. Kështu që nuk luhet te Evropa.

Evropa do bëjë presion sigurisht, por Rama nuk i pyet më fare. Rama ka frikë vetëm amerikanët. Dhe unë dihet pritshmëria të paktën një reagim nga ambasada amerikane në Tiranë që nuk shkroi asgjë. Përkundrazi, pamë të besuarën e Trumpit, pra ambasadorëshën e SHBA-ve në Athinë që vika në Tiranë, një darkë kështu, një udhëtim special. Këto s'pëlqejnë fare. Por zgjidhje nuk ka, nuk e di, por s'duhet të jemi naivë. Për të ardhur te Marta Kos, shprehjen Kali i Trojës, s'e ka përdorur dje, e ka përdorur pikërisht në Paris në nëntor, kur zonja Marta Kos zbuloi që Franca ishte i vetmi vend në Bashkimin Evropian ku ratifikimi i integrimit nuk bëhet me parlament por bëhet me rrugë referendumi. Dhe aty zbuloi ajo.

Dhe kur në Francë deputetët i thanë që shikoni, janë këto vende nuk kanë standartet tona, ka shumë korrupsion. Në fillim ajo u mbrojt, tha shikoni, e dini ju sa sa është Shqipëria tha, është sa Roma tha. Po Mali i Zi diçka është, është sa Tuluza. Domethënë u mundua fillimisht fare ta relativizonte peshën e korrupsionit në krahasim me GDP-në e Evropës. Po kur e panë që francezët vazhdonin ishin shumë skeptikë, aty nxori atë shprehjen e famshme që u botua në Le Monde, u botua në nëntor. Kur tha, unë ju garantoj, në emër të komisionit, që në Evropë mos të hyjë kali i Trojës. Pra duke e krahasuar me Hungarinë.

Këtë e përdor prapë sot, sepse është presioni gjerman. Dhe ajo që pamë dje, deklaratë e guximshme e ambasadës gjermane, pastaj qe edhe suedeze dhe holandeze, është pikërisht presioni gjerman sot që mishëron vlerat. Franca është pak e heshtur, që thotë që jo, nuk do pranojmë një integrim me çdo kusht me këto vende që nuk respektojnë shtetin e të drejtës. Nga ana tjetër, shikoni Serbinë, po vazhdojnë negociatat. Kjo është e keqja. Prandaj dhe njëherë, shpëtimin, në thonjëza, s'do e kemi nga Evropa, por do e kemi nga presioni amerikan. Po janë amerikanët sot dhe njëherë të luajnë në Ballkan, vlerat apo interesat.