Nga Kosova në Shqipëri me makinë të vjedhur në Gjermani dhe pistoletë, zbulohet porositësi

Një 38 vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Morinit pasi akuzohet se po tentonte të hynte në Shqipëri me një armë zjarri të fshehur në një automjet tip “BMË” të vjedhur në Gjermani.

Në pranga ka rënë M. P., 38 vjeç.

Sipas policisë porositësi është një tjetër banor i Prishtinës, H.A 34 vjeç.

Policia informon se në hyrje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi M. P. që drejtonte një automjet tip “Tuareg”, në të cilin kishte rimorkuar një automjet tip “BMË” që nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani.

Nga kontrolli i imtësishëm, në automjetin tip “BMË”, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë).

Në vijim të hetimeve të thelluara të kryera për këtë rast, është mundësuar identifikimi dhe arrestimi i shtetasit për llogari të të cilit ishin kryer këto veprimtari kriminale, H. A..