‘Kush është armiku i radhës i Albin Kurtit?’/ Ja si përgjigjet Berat Buzhala në Çim Peka Live

I ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, analisti Berat Buzhala foli për zhvillimet politike në Kosovë pas ngërçit të krijuar për zgjedhjen e presidentit të ri mes qeverisë dhe opozitës.

Pyetjes së moderatorit Çim Peka, se kush është armiku i radhës i Albin Kurtit, Buzhala iu përgjigj i sigurtë se brenda partisë nuk ka më asnjë, por në politikë, e vetmja është Vjosa Osmani.

Sipas Buzhalës Vjosa Osmani është e vetmja figurë që përbën një sfidë reale për Kurtin, pasi ka ndërtuar një "identitet personal politik" të fortë, duke e pozicionuar atë si një kundërshtare të drejtpërdrejtë dhe të pavarur në arenën politike.

Gjithashtu Buzhala u shpreh i sigurtë se Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme në fund të majit.

Intervista në studio:

Peka: Pyetja e fundit. Kush është armiku i radhës i Albin Kurtit?

Buzhala: Jo, nuk ka më. Domethënë, te partia vetë s’ka më. Nuk ka më, Vjosa është. Prej këtyre që janë politikë në Kosovë, rivali i vetëm, e përmendëm këtu gjatë zgjedhjeve në Hungari.

Peka: Në të ardhmen, nuk e shikojnë që... kush është kurbani i ardhshëm?

Buzhala: Nuk ka më në parti.

Peka: Nuk është Glauku?

Buzhala: Jo, jo, jo. Glauku nuk është faktor. Është djalë i këndshëm, me nejt në tavolinë, me lujt shah me të, me bë ndonjë gjë, po kështu faktor rrezik për Albinin nuk është Glauku. Nuk...

Peka: Rrezik nuk është as Vjosa.

Buzhala: Vjosa tregoi identitet personal politik. Glauku nuk e ka. Shih, tallja me Glaukun ishte kjo, domethënë, e bëri ministër të Jashtëm, hajde tha, futu në garë për president. Domethënë, tallej me të, i mbushte boshllëqet aty ku s'e kishte askënd. Një person që e ka një identitet politik, nuk e bën këtë gjë. Pra, varet se cili është epilogu i Hagës, po për momentin, kundërshtari kryesor politik i Albin Kurtit është vetëm Vjosa Osmani. E fatkeqësisht, për fatin tonë, kemi me pa një betejë të ashpër mes këtyre të dyve gjatë zgjedhjeve që pritet me u mbajt diku nga fundi i majit. Besoj që, jam i bindur që... se tash s'e di, po besoj e ndoqe sulmet që filluan me iu bë Gjykatës Kushtetuese prej vetë aktivistëve të Vetëvendosjes, sepse filluan me i sulmu ambasadorët e huaj, tha, mos shkoni me i vizitu Gjykatën Kushtetuese.

Peka: Ti mendon se ka zgjedhje?

Buzhala: Besoj se ka zgjedhje. Po, po, patjetër.