Paloka: Rama nuk e do integrimin, e përdor si kartë elektorale për të shpëtuar pushtetin

I ftuar në edicionin e mesditës në Syri TV, deputeti i opozitës Edi Paloka komentoi zhvillimet e fundit politike dhe debatet që lidhen me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Gjatë intervistës, ai u ndal edhe te çështja e imunitetit të Belinda Balluku, ku tha se Edi Rama se po vendos interesat personale mbi të ardhmen evropiane të vendit.

Sipas Palokës, komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht vendet e BE-së, kanë bërë të qartë gjatë ditëve të fundit se mosmarrja e një vendimi për heqjen e imunitetit të Ballukut do të sillte jo vetëm bllokim të procesit të integrimit, por edhe hapa pas për Shqipërinë.

Ai theksoi se një nga mjetet e vetme që ka BE për të ushtruar presion ndaj qeverisë shqiptare është pikërisht pezullimi ose bllokimi i këtij procesi.

Megjithatë, deputeti i opozitës u shpreh se kryeministrit Rama nuk i intereson integrimi në BE nëse ai bie ndesh me interesat personale.

Paloka deklaroi se në momentin kur në peshore vendosen “koka e Ramës” dhe integrimi i shqiptarëve në BE, zgjedhja e kryeministrit është e qartë.

Ai shtoi gjithashtu se kjo situatë, është kuptuar tashmë jo vetëm nga qytetarët shqiptarë, por edhe nga vetë socialistët, të cilët kanë parë reagimin e kryeministrit në këtë rast.

Në vijim të deklaratave të tij, Paloka tha se Rama se nuk po vendos në prioritet të ardhmen dhe mirëqenien e shqiptarëve, duke e cilësuar këtë si një qasje që bie ndesh me interesat e vendit dhe procesin e integrimit evropian.

Deklarata e plotë:

“Kjo ishte përgjigja dhe për të gjithë komunitetin ndërkombëtar, sidomos vendet e Bashkimit Evropian, të cilat qartazi gjatë gjithë këtyre ditëve i kanë theksuar Ramës se mosmarrja e një vendimi ose mos lëshimi i imunitetit Belinda Ballukut, do të thotë jo vetëm bllokim i procesit të integrimit, por do të thotë kthim të disa hapave pas.

Ndërkohë unë e kam bërë një reagim lidhur me këtë çështje, sepse për fat të keq, e vetmja mënyrë që ka Bashkimi Evropian për t'i bërë presion në këtë rast Ramës është pikërisht bllokimi i procesit të integrimit.

Por, fatkeqësia në këtë rast është që, ë, kam përshtypjen, komuniteti Evropian ende nuk e ka të qartë dhe, të paktën e kemi thënë dhe herë të tjera, Ramës nuk i intereson integrimi në Bashkimin Evropian dhe aq më tepër kur bëhet fjalë të vihet në peshore koka e tij dhe integrimi i shqiptarëve, këtu të jeni të bindur që nuk ka asnjë dilemë për Ramën. Sepse në këtë rast diskutohet koka e tij, jo e Belinda Ballukut.

Dhe këtë besoj edhe këtë e kanë të qartë tashmë, të gjithë shqiptarët, por dhe vetë socialistët, të cilët kanë parë se si ka reaguar deri dje Rama dhe si ka reaguar për këtë rast.

Por thashë, e keqja dhe njëherë dhe e përsëris, është që Ramës nuk i intereson fare dhe nuk vë në peshore të ardhmen e shqiptarëve, mirëqenien e shqiptarëve, interesat e shqiptarëve, përballë kokës së tij.

Për të mos hyrë pastaj në, në prova të tjera që, edhe pa këtë rast domethënë, Rama është duke punuar intensivisht kundër interesave të shqiptarëve.