Vasili: Qeveria e hajdutëve po shkatërron vendin, ndërkombëtarët duhet të reagojnë
Në një postim në rrjete sociale, Petrit Vasii shkruan se ndërkombëtarët duhet të flasin hapur dhe prerë për situatën në Shqipëri, duke mos u fshehur pas formaliteteve dhe heshtjes diplomatike.
Sipas tij, 82 deputetët që votojnë çdo hajdutëri nuk mund t’u mbulohet më korrupsioni masiv që po shkatërron vendin.
Vasii nënvizon se Shqipëria është përballë një “mamuthi të korrupsionit”, i cili fshihet pas mburojave politike të mazhorancës, ndërkohë që qytetarët vuajnë pasojat e një qeverisjeje të paaftë dhe të zhytur në skandale financiare dhe abuzime me paratë publike.
Ai shton se ndërkombëtarët që fokusohen në tema të parëndësishme si kerpudha porcelani, parada LGBT, apo drekat e darkat me qeverinë, nuk kanë vend në Shqipëri dhe nuk mund të justifikojnë më heshtjen e tyre ndaj abuzimeve të hapura të pushtetit.
Vasii i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërhyjë dhe të marrë pozicion, duke mos lejuar që politika e hajdutëve të mbetet e pandëshkuar dhe duke i dhënë mbrojtje qytetarëve që kërkojnë drejtësi dhe transparencë në vend.
Mesazhi i plotë:
Ndërkombëtarë, flisni hapur e prerë, boll u fshehët dhe u strukët, ja ku e keni mamuthin e korrupsionit, që fshihet pas brekeve të 82 deputetëve palaço, që votojnë çdo hajdut dhe hajdutëri, që u venë përpara.
Ndërkombëtarë, po nuk folët edhe tani, ngrihuni dhe ikni nga Shqipëria, se ndërkombëtarë, që flasin për kerpudha porcelani, për parada LGBT, për të ngrënë dreka e darka e për t’i bërë furça qeverisë së hajdutëve, nuk ka nevojë askush në Shqipëri.