FOTO/ 'Wanted Rama & Balluku' – Mesazhet e opozitës brenda sallës së Kuvendit

Jashtë Kuvendit, ditën e sotme ( 12 mars 2025) po mbahet një protestë e organizuar nga opozita, brenda sallës po shqyrtohet kërkesa për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut.

Deputetët e opozitës kanë vendosur në tavolinat e tyre foto të kryeministrit Edi Rama dhe Ballukut, me mbishkrime si “Dorëheqje!”, “Qeveri Teknike” dhe “Wanted”.


I njëjti mesazh mbizotëron edhe jashtë Kuvendit, ku protestuesit mbajnë pankarta dhe parulla identike, duke kërkuar largimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Kjo ndërkohë që Partia Socialiste ka njoftuar në raportin e saj përfundimet, duke bërë të ditur se nuk do të japë autorizimin për arrestimin e Belinda Ballukut.

Opozita thekson se ky veprim nuk është zgjidhja e krizës politike dhe se qytetarët kërkojnë largimin e Ramës si hap i domosdoshëm për stabilitetin dhe transparencën në vend.