Imuniteti/ Pasi urdhëroi Ramën që ta mbronte, Balluku nuk denjon të shkojë në seancë

Kuvendi i Shqipërisë po diskuton sot mundësinë e heqjes së imunitetit të ish zëvendëses së Edi Ramës, Belinda Balluku e cila është marrë në hetim nga SPAK për disa vepra penale.

Grupi i PS i urdhëruar nga Rama, nën presionin e Ballukut që nuk ja kishte pranuar tre here dorëheqjen por që e shkarkoi sapo reaguan ndërkombëtarët, ka vendosur që të mos e miratojë kërkesën e SPAK për arrestimin e ish ministres së Transportit.

Ndërkohë që gjatë ditës së sotme kur diskutohet fati i saj Belinda Balluku nuk ka shkuar në seancë. Pasi ka urdhëruar Ramën që të mbrojë me bandën e tij të hajdutëve ajo as nuk ka denjuar që të shkojë e të mbrohet në seancë. Ja ka lënë Ramës.

Ndërkohë mësohet se as Elisa Spiropali as Fatmir Xhafaj dhe Eduart Shalsi nuk kanë shkuar në seancën e sotme.

Çka tregon se në grupin e PS ka nisur një përçarje e madhe ne lidhje me procedurat për të mbrojtur të akuzuarën nga drejtësia Belinda Balluku./E.I/