Balluku refuzon të flasë për të mbrojtur veten, i mjafton mburoja e Ramës
Belinda Balluku nuk pranoi të fliste përpara Kuvendit për të mbrojtur veten.
Rregullorja e kërkon që ajo të flasë në fillim të seancës për të dhënë argumentet e saj kundër kërkesës për arrestimin.
Por ajo është mjaftuar me mbrojtjen politike që po i bën Edi Rama.
Kjo mbrojtje politike mund t’i kushtojë shtrenjtë vendit, pasi rrezikon integrimin e Shqipërisë në BE.
Por Edi Rama duke mbrojtur Ballukun, në fakt po mbron veten e tij.
Mësohet se Balluku ka zgjedhur mos të shkojë sot në Kuvend.
Gjatë fjalës së tij, kryeparlamentari Niko Peleshi deklaroi se zonja Balluku nuk kishte paraqitur kërkesë për të marrë fjalën, ndërsa i kaloi radhën deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi.
Në seancë deri tani mungojnë nga PS deputetët Elisa Spiropali dhe Fatmir Xhafaj.