Berisha përshëndet protestuesit: Këta janë përfaqësuesit e vërtetë të shqiptarëve
Kryetari demokrat, Sali Berisha, përshëndeti protestuesit që po e prisnin në selinë e PD.
“Ja përfaqësuesit e vërtetë të shqiptarëve. Këta janë,” tha Berisha.
Ndërkohë grupi parlamentar po mblidhet pak përpara seancës plenare ku socialistët do vendosin të mbrojnë Belinda Ballukun nga heqja e imunitetit.
Nga ana tjetër, ndërkombëtarët kanë nisur ta kritikojnë ashpër vendimin e Edi Ramës për të mbrojtur Ballukun me imunitet parlamentar.