PS mburojë Ballukut në Kuvend/ PD mbledh grupin parlamentar para protestës, i pranishëm edhe Berisha

Partia Demokratike dhe opozita kanë thirrur sot një protestë para Kuvendit të Shqipërisë, ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Protesta është caktuar të nisë në orën 10:00 tek Parlamenti, në të njëjtën kohë kur do të fillojë seanca për këtë çështje.

Para nisjes drejt Kuvendit, grupi parlamentar i PD-së do të zhvillojë një mbledhje të brendshme, ku do të diskutohen strategjitë dhe organizimi për pjesëmarrjen në protestë. Në këtë mbledhje do të jetë i pranishëm edhe lideri i opozitës, Sali Berisha, i cili do t’u drejtohet deputetëve dhe do të japë udhëzime për angazhimin e tyre.

Deputetët e PD-së kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës kombëtare.