VIDEO/ Havertz ndëshkon ish-skuadrën, Arsenali barazon në fund ndaj Leverkusenit

Arsenal arriti një barazim 1-1 në transfertë ndaj Bayer Leverkusenit në ndeshjen e parë të 1/8-ave të UEFA Champions League, falë një penalltie të realizuar në fund nga Kai Havertz kundër ish-skuadrës së tij.

Arsenali e nisi më mirë takimin dhe krijoi rastin më të pastër në pjesën e parë kur Gabriel Martinelli goditi traversën pas një aksioni të shpejtë. Nga ana tjetër, Leverkuseni u përgjigj me disa tentativa nga distanca, por portieri David Raya ishte i vëmendshëm. Një moment pikant erdhi edhe para pushimit, kur Bukayo Saka u ndal në zonë nga Exequiel Palacios, ndërsa kundërsulmi i gjermanëve u bllokua nga mbrojtësit londinezë.

Goli i parë i ndeshjes erdhi menjëherë pas nisjes së pjesës së dytë. Nga një goditje këndi, Robert Andrich përfitoi nga hapësira në zonë dhe shënoi me kokë për 1-0.

Arsenali shtoi presionin në minutat e fundit dhe fitoi një penallti kur Malik Tillman ndërhyri ndaj Noni Madueke. Nga pika e bardhë, Havertz nuk gaboi, duke barazuar rezultatin dhe duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.

Bayer Leverkusen – Arsenal 1-0

Bayer Leverkusen – Arsenal 1-1