FOTO/ Sulm me furgon në zonën turistike në Barcelonë, dhjetëra të plagosur

Një furgon është futur mes këmbësorëve në zonën turistike të Ramblas në Barcelonë.

Policia spanjolle thotë se disa dhjetëra persona janë plagosur nga ky "aksident masiv". Por është duke u hetuar nëse ky ka qenë një sulm i organizuar apo ishte vërtetë një aksident.

Policia dhe shërbimet e urgjencës po u bëjnë thirrje njerëzve që të qëndrojnë larg zonës përreth Placca Catalunya.