Franca do të trefishojë ndihmën humanitare për Libanin

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barot, tha sot se Franca po përgatitet të trefishojë ndihmën humanitare për Libanin, duke dërguar nesër 60 ton ndihma për refugjatët që largohen nga jugu i vendit, ku Izraeli po kryen operacione ushtarake kundër lëvizjes pro-iraniane Hezbollah.

Ndihma përfshin “kite sanitare dhe higjienike, dyshekë, llamba, si dhe një njësi mjekësore të lëvizshme”, tha Barro për televizionin francez TF1, duke shtuar se ndihma do të shpërndahet në koordinim me fondacionin CMA CGM.Barro tha se Franca po përgatitet gjithashtu t’u ofrojë disa dhjetëra transportues të blinduar personeli (APC) forcave të armatosura libaneze.

"Ne besojmë se ato janë të vetmet autoritete legjitime që mund të sigurojnë sigurinë e Libanit", tha Baro, i cili i bëri përsëri thirrje Hezbollahut që t'u japë fund sulmeve ndaj Izraelit dhe t'ua dorëzojë armët autoriteteve libaneze.