Gjuetia me dinamit dëmton bregdetin e Vlorës, specialistët: Shpërthimi shkatërron habitatin
Gjuetia e paligjshme me dinamit përgjatë vijës bregdetare të Vlorës, përfshirë zonën e Karaburunit madje dhe ishullin e Sazanit, vijon të mbetet një shqetësim serioz.
Specialisti i zonave te mbrojtura Nexhip Hysolakoj thote shpërthimet shkatërrojnë habitatet detare, dëmtojnë rëndë faunën dhe largojnë peshkun nga zona, duke sjellë pasoja të rënda për ekosistemin dhe për aktivitetin e qëndrueshëm të peshkimit.
Peshkatari me përvojë Sherif Dyrmishi thekso se gjuetia me dinamit demton shumimin e peshqve.
Dy ditë më parë një fokë e ngordhur është gjetur bregdetin e Orikumit. Kanë qenë peshkatarët e zonës që e panë gjitarin të shtrirë në vijën bregdetare dhe njoftuan për rastin.