Irani tërhiqet nga Botërori 2026: Kanë vrarë liderin tonë, nuk mund të marrim pjesë

Irani ka vendosur të mos marrë pjesë në Botërorin 2026 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vendimi është konfirmuar nga Ahmad Doyanmali, Ministër i Sporteve i Iranit, i cili në një intervistë për agjencinë DPA theksoi se për shkak të konfliktit politik dhe vrasjes së liderit të vendit nga qeveria amerikane, nuk ka kushte për të marrë pjesë në turne.

“Kjo qeveri e korruptuar ka vrarë liderin tonë. Na janë imponuar dy luftra brenda tetë ose nëntë muajve dhe mijëra qytetarë janë vrarë. Prandaj, nuk kemi asnjë mundësi të marrim pjesë në këtë mënyrë”, deklaroi Doyanmali. Ai shtoi se, nëse vendi organizues do të ishte ndonjë tjetër, komuniteti ndërkombëtar ndoshta do të kishte reaguar dhe do t’ia kishte hequr Shteteve të Bashkuara të Amerikës të drejtën e organizimit.

Kjo tërheqje e Iranit vjen pavarësisht përpjekjeve të Gianni Infantino-s, president i FIFA-s, i cili kishte biseduar me ish-presidentin Donald Trump dhe kishte siguruar se ekipi iranian do të ishte i mirëpritur për të luajtur në turne. Infantino kishte theksuar rëndësinë e një eventi si Botërori për të bashkuar njerëzit në këtë periudhë të vështirë, por vendimi i Teheranit ka vënë në vështirësi planet e FIFA-s për pjesëmarrjen e plotë të ekipeve.