“Omerta” e Ramës, pasojë e kanosjes së Belës
Nga Basir Çollaku
Të dyja janë shkrepje kriminale dhe mafioze. Të dyja të ekzekutuara publikisht para kamerave. Balluku në shkelje flagrante të masës së sigurisë vendosur nga Gjykata e Posaçme e shkarkuar nga çdo funksion, hyri sërish në një nga vendngjarjet e dosjes së saj. Ndonëse këtë flagrancë nuk e shërbeu as prokuroria, as aktorët politikë pro dhe kundër. Vajti në zyrë. Aty ku me vendim fundor edhe të Gjykatës Kushtetuese, e kishte të ndaluar të shkonte.
Mori kontrollin e ish-detyrës, duke vijuar kërcënimet publike, ndaj shumë personave Brenda dhe jashtë asaj ndërtese. Pa përmendur shkrehjen e zëvëndësuesit Enea Karakaçi, i cili e quante zonja zëvëndës-kryeministre, sikur thërriste gafilzënë për ndihmë, se mbase qëllon si shumë të tjerë i kapur prej ish-shefes, në ekipin e mëparshmë të saj. Duke dashur të dëshmonte fuqinë e saj në qeverisje dhe parti, nëpër biznese, e pis-nese, e pandehura mes të tjerash u dërgoi haber kundërshtarëve, dëshmitarëve, zyrtarëve, se “gjuha kocka ska por kocka thyen”. Një provë me zë e me resme, dëshmi kanosëse për këdo ajo çmon rrezik të shembjes, në kafazin e burgut, në përballjen me drejtësinë.
Daullja bie për aata që kanë veshë, urton prej motesh populli. Dhe dëgjuesi i parë i këtij mesazhi force, me sa u mor vesh shpejt, ishte frikacaku i njohur, Edi Rama. Për të treguar se po i bindej, vorbullës së panikut nga burgu i të dyve, ai shtoi dhunën po para kamerave. Pasi lajmëroi heroizma të përbashkëta me zëvëndësen, për kafshimet e miliarda eurove, shtroi me qindra kilometra hekurudhë në letër. Këtu komedia është se Maqedonia me afro 700 kilometër hekurudhë aktive ka rreth 700 punonjës, ndërsa Shqipëria me zero kilometra hekurudhë ka një drejtor dhe diku te 950 punonjës. Më tej sulmoi Strukturën e Posaçme me libër shpie, bëri gjestin e gojëqepjes, “Omerta”-n mafioze të heshtjes, për këdo ishte në sallë, e të tjerë ndjekës nga ekranet. E shpalli vendimin, se kërkesa e akuzës për imunitetin dhe arrestin e zëvëndëses së tij, rrëzohet.
Ky ishte lajmërim. Organizata Kriminale “Qeveria” e ushtron aktivitetin hapur. “AKSHI” dhe “Balluku” janë organizata me epror të njëjtë. Porositë e marra nga i njëjti burim. Bandat ortake funksionojnë. Struktura e Posaçme “afërmendsh” do të shkojë për herë të dytë, si në asnjë rast tjetër në 35 vite në Kuvend, me një kërkesë të dytë për ish-numrin dy të Ramës. Sërish arrest dhe imunitet. Me prova të reja, akuza të reja. Me një pozitë të rënduar penale në drejtim të saj. Përtej 16 mijë faqeve. Më shumë se 80 prova. Korrupsion, grup i strukturuar e organizatë kriminale. Ndoshta, sepse prova ka, cënim të sigurisë kombëtare.
Po Edi Rama
Çastet e fundit e për të braktisur Omerta-n. Për të kuvenduar me gjuhën,.për të ruajtur kockat e tij, sipas mesazhit të Belës. Ora për të dëshmuar, e përballur me Prokurorinë ka skaduar prej kohësh. Prej kohësh i bashkëhetuar me Ballukun. Ka male me punë në rrëfimet për Inceneratorët, Llogaranë, Aeroportin e Vlorës, Porto Romanon, Portin e Durrësit, tigrat e energjisë, smart city, koncensionet, narcobizneset strategjike, Becchettin, Sinaloan, Ndhranghetten, Charles, e shumë të tjera..Djemtë me patllake te dera, janë rrugës..Ah, kujdes telefonin…