VIDEO/ Von der Leyen: Kthimi te karburantet ruse do të ishte një gabim strategjik!
Evropa do të bënte një gabim strategjik nëse do të kërkonte të ulte çmimet në rritje të energjisë me një rikthim te lëndët djegëse fosile ruse, tha të mërkurën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Në krizën aktuale, disa argumentojnë se ne duhet të braktisim strategjinë tonë afatgjatë dhe madje të kthehemi te lëndët djegëse fosile ruse. Ky do të ishte një gabim strategjik”, tha von der Leyen në një fjalim në Parlamentin Europian.
Von der Leyen tha se BE-ja po përgatiste mundësi për të ulur çmimet e energjisë, duke përfshirë përdorimin më të mirë të marrëveshjeve të blerjes së energjisë, masat e ndihmës shtetërore dhe subvencionet ose kufizimet e çmimeve të gazit./ Reuters.