Shëngjini i Vjetër braktiset nga Bashkia e Lezhës, banorët ankohen për infrastrukturën e degraduar

Edhe pse ndodhet pranë një zone turistike të njohur, Shëngjini i Vjetër vazhdon të mbetet jashtë vëmendjes së Bashkisë së Lezhës.

Banorët e kësaj zone përballen çdo ditë me vështirësi për shkak të mungesës së infrastrukturës bazë.

Sipas banorëve, gjendja e rrugëve dhe mungesa e investimeve e bëjnë të vështirë lëvizjen dhe zhvillimin normal të jetës në këtë zonë.

Ata theksojnë se problemet janë të hershme dhe se deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë ndërhyrje konkrete prej 30 vitesh  për përmirësimin e situatës.

Sipas tyre, prej kohësh u është premtuar se rruga do të shtrohet dhe kushtet do të përmirësohen, por deri më tani asgjë nuk ka ndryshuar.

Edhe pse Shëngjini frekuentohet nga shumë vizitorë gjatë verës, mungesa e investimeve në infrastrukturë vazhdon të jetë një problem për zonën.