Ronald Araújo i irrituar me gjyqtarin: Nuk e kuptoj rregulloren!

Mbrojtësi uruguaian i Barcelona, Ronald Araújo, nuk e fshehu frustrimin e tij pas vendimit të gjyqtarit italian, Marco Guida, në ndeshjen e parë të 1/8-ave të UEFA Champions League kundër Newcastle United. Araújo u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një ngëçi, por kur u përpoq të rikthehej, gjyqtari e detyroi sërish të dilte, duke e penguar të pozicionohej për mbrojtjen e zonës së tij në momentin që u shënua goli i Barnes.

“Unë nuk e kuptoj rregulloren,” tha mbrojtësi uruguaian. “Nuk e kuptoj vendimin e gjyqtarit, më detyroi të dilja sërish. Pastaj nuk arrita të kthehesha në zonë.” Pas golit, Araújo u zëvendësua, ndërsa ai shtoi: “Nëse kam ngërçe, mund të hyj në fushë në këmbë ose duke u ngjitur me zor. Nuk e kuptoj vendimin e gjyqtarit.”

Megjithatë, Barcelona arriti të barazonte rezultatin 1-1, një fakt që e bëri mbrojtësin të ndihej “i kënaqur”, edhe pse pranoi se skuadra nuk kishte luajtur sipas nivelit të dëshiruar: “Nuk luajtëm aq mirë sa donim.”

Araújo gjithashtu shprehu optimizëm për ndeshjen e kthimit në ‘Camp Nou’: “Ishim të zgjuar në këtë ndeshje. Në Champions duhet të jesh i tillë. Tani luajmë në shtëpi, me tifozët tanë. Do të jetë një ndeshje e madhe.”