FOTO/ Kroacia vendos përsëri ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi

Gjykata e Dubrovnikut në Kroaci ka vendosur sërish që të ekstradojë Ismail (Ballist) Morinën për në Beograd, Serbi.

Vendimi është marrë pasi Gjykata e Lartë kroate e riktheu çështjen edhe njëherë në shkallën  e parë.

Njeriu që ngriti dronin me flamurin e Shqipërisë etnike në stadiumin e Beogradit ishte prej javësh në pritje të vendimit.

Morina u arrestua në Kroaci pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritet serbe, si i dyshuari për ngritjen e dronit mbi stadiumin e Beogradit në tetor 2014 (gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri), me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”.

Tifozë të shumtë kuqezi brenda dhe jashtë Shqipërisë e kanë kundërshtuar fuqishëm vendimin.

Por është për të ardhur keq nga mënyra se si u soll shteti shqiptar lidhur me këtë çështje. Shteti jonë pasi e burgosi vetë, nuk bëri asgjë për të treguar kujdes për një shqiptar të përndjekur pse ngriti flamurin shqiptar në Beograd.