", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/March/11/auto_mberrijne_11773210135.png", "width": 900, "height": 707 } }

Lufta në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Dubai arrijnë në Aeroportin e Shkupit

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit sot ka mbërritur grupi i dytë i qytetarëve, të cilët sipas autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, fluturuan shëndoshë e mirë nga Dubai dhe u larguan nga territori i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Autoritetet bëjnë të ditur se janë gjithsej 150 pasagjerë, nga të cilët 11 janë shtetas të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Pjesa më e madhe janë shtetas të Maqedonisë.

“Bëhet fjalë për gjithsej 150 pasagjerë, nga të cilët: 125 shtetas të Maqedonisë, 7 shtetas të Serbisë, 11 shtetas të Kosovës, 2 shtetas të Bosnjës dhe Hercegovinës, 2 shtetas të Shqipërisë, 1 shtetas i Gjermanisë, 1 shtetas i Armenisë, dhe 1 shtetas i Malit të Zi”, thuhet në njoftim.

Aty theksohet se fluturimi u organizua nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, dhe kostot për zbatimin e tij u mbuluan plotësisht nga shteti.

“Bazuar në një plan të përcaktuar më parë dhe në koordinim me institucionet kompetente, fluturimi u organizua nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, dhe kostot për zbatimin e tij u mbuluan plotësisht nga shteti”, thuhet tutje në njoftim.

Grupi i tretë i qytetarëve pritet të mbërrijë në Prishtinë nesër.

“Gjatë ditës së nesërme pritet që në Prishtinë të mbërrijë grupi i tretë i qytetarëve, të cilët është paraparë të nisen me fluturim nga Rijadi, në Mbretërinë e Arabisë Saudite”.