Parashikimi i motit për ditën e sotme, 11 mars 2026

Ditën e sotme ( e mërkurë) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira fare të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesidtës deri ato të pasdites.

Temperaturat minimale do të zbresin në 0 gradë në zonat malore, 7 gradë në vendet e ulëta dhe në bregdet.

Kurse temperaturat maksimale do të ngjiten në 14 gradë në zonat malore, dhe 19 gradë në zonat e ulëta dhe në bregdet.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s.

Deti – Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.