Kriza në Lindjen e Mesme/ Zaloshnja: Konfuzion në Uashington, administrata amerikane pa mesazh të qartë

Administrata amerikane po dërgon sinjale të përziera dhe shpesh kontradiktore në lidhje me përshkallëzimin e fundit të tensioneve në Lindjen e Mesme, duke krijuar një atmosferë konfuzioni dhe pasigurie si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Nga deklaratat presidenciale që sugjerojnë një rol udhëheqës të SHBA-së në konflikt, te zërat brenda Partisë Republikane si senatori Marco Rubio që pohon se Amerika u "kap mat" nga iniciativa e Izraelit, duket se mungon një linjë e unifikuar.

I ftuar në ‘A Krasta Show’ në SYRI TV me Adi Krastën, pedagogu Altin Zaloshnja, tha se kjo mungesë konsistence në komunikim ka qenë e pranishme që në fillim të krizës. Ai theksoi se nuk është përcaktuar kurrë një objektiv i qartë dhe i prerë i këtij operacioni. Zaloshnja e lidh këtë qasje me stilin e presidentit, të cilin e përshkruan si një "biznesmen" me pak durim, që beson se duke "shtyrë envelopën" dhe duke përdorur një retorikë të fortë, mund të arrijë shpejt qëllimet e tij. Kjo strategji, megjithatë, ka rezultuar në një komunikim të paqëndrueshëm dhe shpeshherë kundërthënës.

Altin Zaloshnja: Mesazhi nuk ka qenë konsistent që nga fillimi. Nuk ka qenë një mesazh domethënë që të përcaktojë qartë çfarë duhet të arrihej me këtë, me këtë inkursion, me këtë, me këtë aksion që u mor. Gjithashtu mesazhi nuk ka qenë i qartë edhe për shkakun se sa është arritur. Vetë presidenti, njëherë tha që domethënë, tani pothuajse kemi bërë gjithçka, pastaj pak më vonë tha që mund të ketë akoma, mund të ketë akoma bombardime në kuptimin, në kuptimin e kësaj fjalës. Është e vështirë të kuptohet sepse ata nuk arrijnë që të mbajnë një linjë. Domethënë, që të thonë, të thonë një mesazh dhe mesazhi të jetë i njëjtë që nga fillimi deri në fund. Tani kjo është një administratë e cila në krye të saj është një njeri i cili është i ndryshëm nga të tjerët, ose ka më të pak durim se sa të tjerët, në qoftë se mund ta shprehim në një mënyrë ose në një mënyrë tjetër. Dhe kërkon që gjërat të arrijnë shpejt dhe sipas idesë së tij prej biznesmeni, mendon që duke e shtyrë envelopën, duke e shtyrë sa më tepër me një fjalë ose me një tjetër, do arrijë atë qëllimin që ai ka. Mendoj se kjo është ajo që duhet parë përgjithësisht, domethënë ideja. Tani fakti që ata, në fakt, duhet që të kenë një mesazh i cili të jetë konsekuent, të jetë konsistent, edhe të jetë i njëjtë në të gjitha kohërat, tregon që domethënë, nuk është, duhet të ishte menduar më mirë. Absolutisht më mirë.

Mund të thuash trilion në Afganistan. E ka kap trilionin pothuajse gjithë ajo aventurë që u bë atje po. Ne se lufta në Afganistan në një farë mënyre ishte diçka tjetër se mund të ishte justifikuar deri në një farë mase për atë që bëri, për atë që ata i dhanë Osamës, që i jepnin, i jepnin strehim. Por, kjo është e vërtetë, kjo që the ti domethënë, e thamë që në fillim, mesazhi nuk ka qenë konsistent edhe nuk ka qenë ai mesazh i cili duhet të ishte gjatë gjithë kohës domethënë, për kush janë arsyet, për çfarë shkohet.

Tani, që të kuptohet qëllimi, populli, populli amerikan, që të kuptojë qëllimin, duhet që të ketë dikë që e shpreh mesazhin qartë, që të thotë që kjo, kjo është ajo që duhet bërë. Pra qëllimi ka qenë një luhatëse, ka qenë qëllim eklektik. Në fillim u tha domethënë që mendojmë që do bëjmë ndryshim regjimi. Mbas ndryshimit të regjimit pastaj u thanë disa, u thanë disa gjëra të tjera dhe ishin tre, tre gjëra kryesore. Unë mendoj që ato u thanë mirë, ato të treja, që ishte e para, ishte eleminimi i programit bërthamor, e dyta ishte eleminimi i flotës iraniane dhe e treta ishte eleminimi i programit të raketave me rreze të mesme dhe rreze të shkurtër veprimi. Pastaj prapë kjo ndryshoi. Domethënë mesazhi nuk ka qenë konsistent që nga fillimi. Tani, që të themi, të themi atë që është edhe në qoftë se shikojmë prapë sa kohë mund të zgjasë një luftë ose kush është ajo e cila, e cila duhet të ndodhi. Ka limite Adi. Ka limite të cilat janë vendosur nga Kongresi.