Harxhi: Agjenda globaliste kërcënon familjen dhe qytetërimin europian, shkak kryesor i emigracionit
Edith Harxhi, Drejtoreshë Ekzekutive e Albanian Policy Center, gjatë fjalës së saj në Budapest Balkans Forum, theksoi se një nga arsyet kryesore që njerëzit largohen nga vendi i tyre dhe vala e madhe e emigracionit lidhet me agjendën globaliste.
‘Një nga arsyet e rëndësishme pse njerëzit largohen nga vendi i tyre dhe kemi një valë të tillë emigracioni është agjenda globaliste.
Kjo agjendë ka shkatërruar, në përgjithësi, konceptin e unitetit familjar kudo në Europë dhe, sa i përket qytetërimit europian, kjo është ndoshta kërcënimi më i madh ekzistencial sot,’ tha Harxhi, duke theksuar pasojat negative që migracioni po sjell për familjet dhe strukturat shoqërore në Europë.
Ajo nënvizoi nevojën për politika që mbrojnë familjen dhe identitetin kulturor si elemente kyçe për stabilitetin e rajonit dhe për parandalimin e humbjes së qytetërimit europian.
“One important reason why people leave their country and why we have such a wave of migration is the globalist agenda. The globalist agenda has destroyed, in general, the concept of the family unit everywhere in Europe, and as far as European civilization is concerned, this is… pic.twitter.com/oJSH4GADgE
— Hungarian Institute of International Affairs (@hiia_budapest) March 10, 2026