Aksident me vdekje në Berat/ Drejtuesi humb kontrollin e mjetit, humb jetën 40-vjeçari

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Berat-Rroshnik,në fshatin Duhanas.

Një 40-vjeçar,që qarkullonte nga fshati Duhanas në drejtim të Beratit, ka humbur kontrrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Përplasja ka qenë fatale dhe 40-vjeçari ka gjetur vdekjen në vend.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore, që po kryejnë edhe kqyrjen e vendngjarjes.

Viktima është dërguar me ambuancë drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat,ku do i nënshtrohet edhe autopsisë mjeko-ligjore.