Kanali i Hormuzit, Londra, Berlini dhe Roma diskutojnë mbrojtjen e anijeve tregtare, Irani njofton arrestimin e 30 ‘spiunëve’
Tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të rriten, ndërsa vendet evropiane po shqyrtojnë masa për të garantuar sigurinë e lundrimit në Ngushticën strategjike të Hormuzit.
Një anije e Marinës së Shteteve të Bashkuara ka shoqëruar me sukses një cisternë nafte përmes Ngushticës së Hormuzit. Lajmi u konfirmua nga sekretari amerikan i Energjisë, Chris Ëright, i cili theksoi se administrata amerikane synon të ruajë stabilitetin e furnizimit global me energji gjatë zhvillimeve ushtarake në Iran.
Ndërkohë, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania po punojnë për të hartuar një sërë opsionesh për mbrojtjen e anijeve tregtare në këtë korridor të rëndësishëm detar, në përgjigje të kërcënimeve në rritje nga Irani.
Sipas një deklarate të publikuar nga Doëning Street, kryeministri britanik Keir Starmer zhvilloi biseda telefonike të ndara me kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe kancelarin gjerman Friedrich Merz. Gjatë bisedimeve u theksua rëndësia jetike e garantimit të lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit dhe u ra dakord për një koordinim të ngushtë mes vendeve aleate në ditët në vijim.
Telefonatat u zhvilluan në mbrëmjen e djeshme dhe u fokusuan në situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme, pas përshkallëzimit të konfliktit të nisur nga sulmet e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit.
Nga ana tjetër, autoritetet iraniane njoftuan arrestimin e 30 personave të akuzuar për spiunazh, mes tyre edhe një shtetas i huaj. Ministria e Inteligjencës e Iranit bëri të ditur se personi i huaj – kombësia e të cilit nuk është bërë publike – dyshohet se ka kryer aktivitete spiunazhi për llogari të dy vendeve të Gjirit Persik, në emër të asaj që autoritetet iraniane e cilësuan si ‘armiku amerikan-sionist’.
Sipas deklaratës së publikuar nga portali i lajmeve i sistemit gjyqësor iranian ‘Mizan’, disa nga të arrestuarit akuzohen se kanë mbledhur dhe transferuar informacione ushtarake dhe të sigurisë drejt Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit përmes dy shteteve të Gjirit Persik.
Autoritetet iraniane shtuan gjithashtu se një pjesë e të ndaluarve dyshohet të kenë qenë të përfshirë në grupe separatiste të armatosura, të cilat transportonin armë dhe pajisje komunikimi në zonat kufitare juglindore dhe perëndimore të Iranit për llogari të SHBA-së dhe Izraelit, raportoi agjencia iraniane e lajmeve ‘Tasnim’. /Ansa-SYRI.net