VIDEO/ Sa kushton ora luksoze e kryetarit të Gjykatës së Lartë, ‘pionierit të Enverit’ Sokol Sadushi
Gazetari Basir Çollau, i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV ka publikuar sot një foto të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi me një orë të shtrejtë të markës ‘Hublo’.
Sipas tij, ora mund të ketë një çmim që shkon në dhjetëra mijëra euro. Ndërsa vlera e saj është rreth 10 mijë apo 15 mijë euro, Çollaku ngre pyetjen ajo orë është deklaruar në përputhje me ligjin për deklarimin e pasurisë nga zyrtarët e lartë.
Ligji shqiptar për deklarimin e pasurisë kërkon që funksionarët publikë të raportojnë sende me vlerë të konsiderueshme. Në diskutimet publike është përmendur edhe rasti i ish-kryeministrit kroat Ivo Sanader, i cili u hetua dhe u dënua për korrupsion, ku ndër elementët e përmendur në hetime ishte edhe një orë luksoze me vlerë rreth 10 mijë euro.
‘Përveç kësaj, edhe lajmërimet e tij për ndryshime ligjore, neni 242, edhe Gjykata e Lartë po përpiqet të unifikuar këto praktikën që të dalin disa ose të tjerë që lajmërohen për të shkuar, të jenë të lehtësuar, mos shkojnë deri te kafazi dhe duke parë vëmendjen e këtyre detajeve...
Më nis një mik që ka qejf detajet. Një foto shumë interesante që ka të bëjë edhe me Sadushin, sepse Sadushi është emër i vettingut dhe i reformës. Se aty duhet të dalë se ishte reformë ishte instrument për t'ia dhënë në duar Edi Ramës për të kontrolluar pushtetin e drejtësisë totalisht. Po, kur ka qenë një takim partiak, unë shoh një orë aty, është edhe një foto tjetër ku duket më e qartë, po. Një orë që, pra njohësit e këtyre orëve interesante, më thonë që ka një çmim dyshifror në euro. Hublot më duket. Dhe nuk besoj se kryetari i Gjykatës së Lartë e ka vënë false. Por nëse është 10,000 euro, 15,000 euro mbase duhet ta ketë deklaruar sepse ligji për deklarimin... sende me vlera të kësaj natyre duhen deklaruar.
Ne kujtojmë Sanaderin, për një orë 10,000 euro shkoi në burg. Po, e vërtetë është. Pra nëse i referohemi pikërisht kësaj reforme.
Ka ndodhur një element shtesë që them unë, të paktën nga informacioni që kam. Rama ka marrë kohë në ekstrem për të shpëtuar deri tani, deri tani Belinda Ballukun nga arresti me burg. Sepse struktura e posaçme, jam tërësisht i bindur, jo thjesht teorikisht, por edhe nga gjërat që di, që do të depozitojë një kërkesë të dytë, shumë shpejt, me një akuzë tjetër të rikualifikuar, me prova të tjera që janë shumë më të rënda.
Kam thënë që do të shkojë te korrupsioni fillestar. Imuniteti sërish nuk jepet. Imuniteti sërish nuk jepet. Sepse këtu me sa duket mbetet vetëm flagranca. Korrupsioni në flagrancë dhe të bësh arrestim. Nuk është thjesht çështje korrupsioni, është grup i strukturuar kriminal, është organizatë kriminale. Mund të shkojmë edhe te cenimi i sigurisë kombëtare, për të cilat ka prova në atë dosje. Unë kam thënë që ka edhe materiale nga Sky Eç.
Pra ka aq shumë materiale që nëse kutia do të hapet, nuk ka kërkesë më vetëm për Belinda Ballukun, por ka për Edi Ramën. A mund të shkojmë deri te pezullimi i kryeministrit? Në këto hetime, jo vetëm për Ballukun, por edhe ato të vjetra. Sepse i ka plasur kutia shokut të kryeministrit te call center-at. Harrojmë që para dy ditësh media italiane solli sërish Olsi Ramën në vëmendje për këtë histori. Te AKSHI është përmendur bashkëshortja’, u shpreh gazetari Basir Çollaku në SYRI TV.