Masat e sigurimit dhe mbipopullimi i paraburgimeve/ Muçi: Sistemi në kolaps pas Reformës në Drejtësi

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, i ftuar në emisionin ‘Task-Forcë’ në Syri TV me Sonila Meçon, ka folur për debatet që lidhen me ndryshimin e praktikës gjyqësore për masat e sigurimit në Kodin e Procedurës Penale.

Muçi theksoi se dispozitat që rregullojnë kushtet dhe kriteret për caktimin e masave të sigurimit janë ndër pjesët më solide të këtij kodi dhe prej vitesh janë shoqëruar me një praktikë të konsoliduar gjyqësore, të unifikuar me vendime të Gjykatës së Lartë. Sipas tij, tentativa për të ndryshuar vendimin unifikues të vitit 2011 synon të kufizojë më tej përdorimin e masave të arrestit në burg dhe arrestit në shtëpi, ndërsa paralelisht ai ngriti shqetësimin për mbipopullimin e paraburgimeve dhe për ndikimin që, sipas tij, ka pasur reforma në drejtësi në zgjatjen e proceseve gjyqësore dhe rritjen e numrit të personave që qëndrojnë në paraburgim.

Besnik Muçi: Kodi i procedurës penale në një, në një pjesë të tij, parashikon në mënyrë të detajuar dhe në gjykimin tim është nga pjesët më solide të kodit tonë të procedurës penale, kushtet dhe kriteret e caktimit të masës së sigurimit. Pra nenin 228, 229, 230 i Kodit të procedurës penale, të cilat natyrisht unë gjatë 20 vjet të karrierës time jam marrë shumë me aplikimin e këtyre dispozitave në punën e përditshme. Dhe në gjykimin tim dhe praktika gjyqësore është e konsoliduar në këtë aspekt dhe ne kemi pasur një vendim unifikues që në vitin, me sa e kujtoj të paktën 2006-ës, ka qenë një vendim i praktikës gjyqësore lidhur me masat e sigurimit. Kurse vendimi më i plotë unifikues lidhur me zbatimin e kësaj pjese të kodit të procedurës penale për masat e sigurimit, është vendimi unifikues i vitit 2011, i cili sot kërkon të ndryshohet.

Pra kërkohet që të ndryshohet pjesërisht praktika gjyqësore e njësuar në vitin 2011 lidhur me zbatimin e masave të sigurimit dhe kushtet e kriteret e caktimit të masave të sigurimit. Dhe me qëllim, qëllimi është që të zbutet marrja ose kriteret për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg dhe arrestit në shtëpi, të ashpërsohen, pra mundësia e caktimit të këtyre dy masave të jetë sa më minimale. Kjo është.

Tani, po më lejoni dhe pak kontekstin ta shpjegoj. Pse jemi në këtë? Çfarë është, e para njëherë, duhet të shpjegojmë çfarë është masa e sigurimit të arrestit në burg. Arresti në burg dhe arresti në shtëpi është masa kur një person arrestohet deri në ë afatin e ka deri në dënimin përfundimtar, me dënim në formë të prerë, pra deri në gjykimin në Gjykatën e Apelit. Pra kjo është periudha kur një person, i cili akuzohet ose hetohet, gjykohet për një vepër penale, qëndron në masën e sigurimit arrest në burg. Dhe ligji ka caktuar afate për masat e sigurimit arrest në burg, janë tre muaj me zgjatje tremujorëshe të tjera, të cilat të gjitha kundërshtohen në gjykatë dhe edhe afatet e gjykimit deri në një vit maksimumi në hetim dhe një vit në gjykim. Tani, pse ky problem nuk ka ekzistuar para 2019-ës? Se duhet të dalim dhe këtu njëherë. Se s’ka pasur shqetësim njeri para 2019-ës. E mbani mend ju para 2019-ës që politikanët bërtisnin, kryeministri, të gjithë në burg, në burg për energjinë elektrike, për ndërtimin, për pyjet, për zjarrin, për ujin, për peshqit, për të gjithë. Madje ka qenë, unë kam qenë në një pozicion titullar i prokurorie, Ministri i Brendshëm i një periudhe, Tahiri, kërkonte informacion për çdo masë sigurimi, pra e arrestonte sot policia, kërkonte informacion që ç’bëri gjykata, e nxori? Se mos nuk e nxori gjykata atë person. Pra kjo ishte dhe ky ishte një nga arsyet pse sot ne kemi mbipopullim të paraburgimeve. 3000 e gjyqësorit.

Arsyeja tjetër është shumë e rëndësishme që ne duhet ta themi gjithmonë. Duhet ta themi unë e them dhe natyrisht më thonë që, po nuk jam i prekur unë nga reforma. Shkaku është Reforma në Drejtësi. Është dështimi totalisht i Reformës në Drejtësi. Është kolapsi në të cilin është sistemi, ndodhet sistemi i drejtësisë. Pse ndikon te masat e sigurimit? Si lidhet me masat e sigurimit? Nëse afatet e gjykimit në një çështje penale në vitin 2016-2017 ishin një vit e gjysëm, maksimumi, gjer në Gjykatën e Lartë bëhet fjalë. Gjer në Apel ishte maksimumi i afatit të gjykimit një vit, një vit e disa muaj, sot afatet e gjykimit janë me vite. Po këto përkthehen në paraburgim për personat. Dënimi jepet shpejtësi ka, po kthehen, pra rritet koha e qëndrimit në paraburgim, detyrimisht rritet numri i personave që janë në paraburgim në raport me atë që do dënohen. Pra, të dyja këto janë kriteret, për mua, arsyet themelore që sot ne kemi 60% të të burgosurve në paraburgim dhe 40% të dënuar, nga raporti që është në vendet e Bashkimit Europian mesatarisht, 25 me 75. Pra ne duhet të kishim 25% të me masa sigurimi për të paraburgosur dhe 75% të dënuar. Kemi të anasjelltën.