20 të plagosur nga sulmet ruse në Kharkiv dhe Dnipro

Rusia nisi një sulm me dron në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, dhe Dnipro, duke plagosur më shumë se 20 persona. Një dron rus goditi një zonë pranë një ndërtese banimi shumëkatëshe vonë mbrëmë në Kharkiv, duke plagosur shtatë persona.

Sulmi dëmtoi dritaret në ndërtesë dhe i vuri flakën automjeteve. Sipas kryetarit të bashkisë së qytetit, Ihor Terekhov, një sulm i dytë rus në Kharkiv plagosi katër persona kur një dron u rrëzua në një rrugë midis ndërtesave.

Në Dniepër, dhjetë persona u plagosën, përfshirë një djalë 12-vjeçar. Kryetari i bashkisë së Dnipros, Boris Filatov, tha se të paktën tetë ndërtesa të larta u dëmtuan në sulmin rus.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se vendi ishte sulmuar nga 137 dronë, nga të cilët 122 u neutralizuan ose u rrëzuan.