'Teatër me GJK për të djegur afatet proceduriale'/ Boçi: Maxhoranca po mbron hapur korrupsionin duke bllokuar drejtësinë
I ftuar në edicionin informativ të lajmeve në Syri TV, nënkryetari dhe deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, deklaroi se situata politike në vend ka arritur kulmin e tensionit, duke akuzuar maxhorancën për kontroll të plotë të parlamentit dhe përpjekje për të penguar drejtësinë.
Sipas Boçit, parlamenti ka dalë tashmë në “pamjen e tij të vërtetë”, duke u kthyer në një strukturë të kontrolluar nga maxhoranca dhe, sipas tij, në një aneks politik të Partia Socialiste e Shqipërisë. Ai tha se refuzimi për heqjen e imunitetit përbën një përplasje të hapur mes parlamentit dhe drejtësisë, duke theksuar se ekzekutivi dhe shumica parlamentare po veprojnë për të mbrojtur interesat e tyre politike.
Boçi u shpreh se ekziston rreziku që çështja të mos përfshihet fare në rendin e ditës së parlamentit, me qëllim shmangien e debatit publik dhe parlamentar. Sipas tij, ky veprim do të shërbente për të mbuluar atë që e cilësoi si një akt politik në mbrojtje të korrupsionit qeveritar.
Deputeti demokrat theksoi gjithashtu se Partia Demokratike e Shqipërisë ka dorëzuar tashmë raportin dhe qëndrimin e saj lidhur me çështjen e imunitetit, ndërsa mungesa e një raporti nga ana e maxhorancës, sipas tij, tregon përpjekjen për të penguar trajtimin e saj institucional.
Boçi deklaroi se situata aktuale ishte e parashikueshme dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të zvarrisë procesin përmes procedurave parlamentare, me qëllim mbrojtjen e vetes dhe të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ai pretendoi se çështjet e dyshuara për korrupsion lidhen me disa projekte infrastrukturore, përfshirë edhe aksin e Tuneli i Llogarasë.
Sipas Boçit, tensioni politik shoqërohet edhe me përkeqësim të marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë. Ai përmendi paralajmërimet nga Këshilli i Europës dhe përfaqësues të ndryshëm ndërkombëtarë, të cilët, sipas tij, kanë kërkuar që drejtësia të ketë mundësi të kryejë hetimet pa pengesa.
Boçi u shpreh se e gjithë situata është ndërtuar për të mbrojtur një sistem korrupsioni të përhapur në nivelet më të larta të qeverisjes, duke shtuar se zvarritja procedurale mund ta vonojë procesin, por nuk mund ta shmangë përgjegjësinë politike dhe ligjore.
Boçi:
Themi që jemi në kulmin e tensionit politik, sepse tashmë parlamenti ka dalë në atë pamjen e vërtetë. I kapur, i kontrolluar nga maxhoranca, një aneks politik i Partisë Socialiste, mos të themi vetëm i ekzekutivit, që i bindet vetëm urdhërave politik dhe mospranimi për heqjen e imunitetit tregon dhe kundërvënien që sot parlamenti ka ndërtuar me drejtësinë, që sot ekzekutivi bashkë me parlamentin kanë ndërtuar me drejtësinë, me atë drejtësi që deri më tani e kanë reklamuar që është produkt i tyre, i vullnetit të tyre dhe i dëshirës së tyre për të pasur me demek drejtësi në Shqipëri, gjë që nuk është e vërtetë, nuk ka ndodhur dhe aq më tepër që dëshminë më të fortë e jep edhe ky lloj impostimi që ato kanë marrë përsipër vetë.
Shqetësimi kryesor në raport me situatën le të themi nuk është thjesht që sot kemi dy qëndrime dhe dy raporte të ndryshme të dala nga Këshilli i Mandateve dhe imuniteteve. Çështja është që këta do të tentojnë, sipas mendimit tim, që fare mos e futin fusin në rendin e ditës, me qëllim që të shmangin edhe debatin parlamentar dhe atë zhurmën publike që ka akti i tyre, që ata e dinë shumë mirë që është akt i shëmtuar politik, është një mbrojtje e hapur e korrupsionit të qeverisë.
Dhe nuk ka një qartësi në këtë aspekt, me gjithëse Partia Demokratike e ka dorëzuar raportin e anëtarëve të saj dhe qëndrimin e saj në raport me imunitetin. Mungesa e ndonjë raporti nga ana e tyre si duket hec drejt kësaj linjës për ta penguar. Megjithatë, megjithëse themi që, po, jemi në kulmin e tensionit politik, duhet të bëjmë dhe pyetjen tjetër, a ishte e parashikueshme një gjë e tillë?
Ne shpesh e kemi debatuar edhe bashkë përgjatë këtyre muajve, dhe gjithmonë ne kemi parashikuar që Edi Rama, duke qenë që është vetë brenda, këmbë e duar, do përpiqet që këtë çështje ta shtyjë me kohë procedurash, ta kalojë në limitet tre mujore të saj dhe të mbrojë patjetër veten e vet në radhë të parë dhe pastaj Ballukun dhe punët e pista që kanë bërë bashkë, korruptive, që lidhen jo vetëm në një drejtim, jo vetëm me rrugët, jo vetëm me Llogaranë, por që lidhen edhe në drejtime të tjera dhe ndoshta dhe me aksin, sigurisht po kjo akshi, Rama është akoma më evident, më i shfaqur, më i ndërfutur dhe me fijet e tij korruptive.
Pra, kjo situatë dukesh që do do shkonte deri në këtë kulm. Kemi kulm të prishjes së marrëdhënieve të qeverisjes edhe me ndërkombëtarët, jo vetëm sulm ndaj drejtësisë dhe parlamentarizmit, por dhe në aspektin tjetër se ka një paralajmërim të fortë nga Këshilli i Europës, të cilin e kemi diskutuar bashkë. E të vini që dolën me një deklaratë para tre e katër javësh, që në qoftë se nuk dorëzohet Balluku, në kontekst, atëherë bllokohet edhe pjesa e avancimit të iniciativës së Shqipërisë për t'u bërë pjesë e Bashkimit Europian.
Shumë sensitive dhe kanë këmbëngulur të gjithë delegacionet edhe i PPE-së, por edhe delegacionet e tjera ndërkombëtare, sikurse shumë përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë e kanë cilësuar si kusht kryesor dorëzimin e mandatit, jo dorëzimin e Ballukut, nëse themi në këtë sens, por dorëzimin e mandatit që drejtësia të bëjë punën e saj hetimore, të mos pengohet në punën e saj edhe të ketë në dispozicion të gjitha provat që ajo ka kërkuar krahas atyre elementeve që disponon, që përmblidhen në atë dosjen e famshme 16.000 faqe që është e ditur vetëm për deputetët që janë anëtarë të Këshillit të Mandateve dhe të imuniteteve.
Pra situata është një situatë, megjithëse në kulm, e ndërtuar me shumë dashje nga ana e Ramës, jo me dashje sepse ai në vetvete kërkon që të ndërtojë një konflikt të tillë, por me dashje sepse ai është në pozitën për të mbrojtur në maksimum pozicionin e tronditur të vetes të tij, të kapur në korrupsion galopant masiv, në shumë afera dhe ku përgjegjësia kryesore patjetër është e tij dhe cilën përgjegjësi ai nuk mundet ta shmangë më.
Mundet ta shtyjë në kohë siç po vepron, por nuk mundet ta shmangë më. I gjithë teatri me Gjykatën Kushtetuese për pezullimin ishin thjesht pirueta për ta çuar çështjen deri në kufirin e djegies së të gjitha afateve proceduriale me qëllim që të shpëtojë veten e tij, po sigurisht dhe Ballukun. Dhe mënyrën si e ka shpëtuar Ballukun, qartazi duket që pazari ka funksionuar.