Tatimet lëshojnë ultimatumin e fundit: Bizneset të paguajnë tatimin mbi divedentin brenda kësaj date, përndryshe…

Data 21 Gusht është afati i fundit, ku çdo person juridik duhet të deklarojë dhe të paguajë tatimin mbi dividendin e pagueshëm për llogari të administratës tatimore.

Tatimet sqarojnë “se pavarësisht nga koha kur kryhet pagesa e dividendëve për përfituesit, pagesa e tatimit mbi dividentin është detyrim i pavarur nga fakti nëse është bërë ose jo shpërndarja e tij”, raporton Scan.

Mosrespektimi i këtij afati është i dënueshëm administrativisht, sipas penaliteteve të zbatueshme bazuar në ligjin nr. 9920 datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.