SYRI TV/ Bardhi: Balluku favorizoi biznesmenë të caktuar, grupe kriminale të Fierit kërcënuan dëshmitarët

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, deklaroi se vendimi i Edi Ramës për të mbrojtur Belinda Ballukun dëshmon se ai është peng i zv.kryeministres, për shkak se provat në dosjen e Prokurorisë për Ballukun implikojnë edhe vetë kryeministrin. Bardhi deklaroi se në dosjen e SPAK ka prova që grupet kriminale të qarkut të Fierit ushtruan presion ndaj dëshmitarëve për llogari të Belinda Ballukut.

Nga SYRI TV

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi se do të rrëzojë kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, e cilësoi këtë si një vendim politik që dëshmon se kryeministri është peng i vartëses së tij, pasi ka urdhëruar aferat korruptive. Në një konferencë me gazetarët, Bardhi u shpreh se prokuroria ka prova dhe mesazhe që vërtetojnë shkeljen e ligjit nga Balluku në 11 episode.

Në vend që të përgjigjej për provat e SPAK-ut dhe abuzimet me 11 tenderat prej 1.1 miliardë euro, Kryeministri zgjodhi të sulmojë drejtësinë dhe të përdorë Parlamentin për ta penguar atë.

Bardhi hodhi poshtë dhe përgënjeshtroi pretendimet e kryeministrit dhe anëtarëve të PS në Këshillin e Mandateve, duke thënë se SPAK ka prova që grupe kriminale të qarkut Fier, ku Belinda Balluku drejtoi fushatën elektorale për llogari të saj, kanë intimiduar dëshmitarët.

Madje kreu i grupit parlamentar demokrat u shpreh se janë dy episode ku vërtetohet intimidimi dhe kërcënimi ndaj dëshmitarëve të çështjes Balluku.

Bardhi denoncoi edhe përpjekjet e Gjykatës së Lartë që, sipas tij, me urdhër politik të kryeministrit Edi Rama, po planifikon të zhbëjë punën e SPAK, duke tentuar të lirojë nga burgu të korruptuar përmes rishikimit të çështjes së paraburgimit.
Sink Bardhi

Gazment Bardhi u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së opozitës më 12 mars, kundër mbrojtjes që Rama po i bën korrupsionit duke penguar drejtësinë.