SYRI TV/ 300 tonë luleshtrydhe të dëmtuar mes baltës, fermerët e Kafaraj të Fierit drejt falimentimit
Fermeret e luleshtrydhes ne Kafaraj të Fierit jane drejt falimentimit. Përmbytjet e muajit janar nga dalje e lumit Vjosa ka demtuar rreth 300 tonë luleshtrydhe. Fermerët e cilësojne si goditjen më të madhe që kanë pësuar për 1 dekade. Edhe pse kanë kaluar 2 muaj, ata thonë se ende nuk u është bërë verifikimi dëmeve nga institucionet dhe nuk kanë marrë dëmshpërblimin e premtuar nga qeveria. Fermerët e luleshtrydhes ndihen të braktisur nga shteti dhe i bëjnë apel që t'i ndihmojnë.
SYRI TV
Përmbytjet e lumit Vjosa kanë dëmtuar rëndë serat e luleshtrydheve në Kafaraj të Fierit. Rreth 300 dynymë sera, në pikun e prodhimit, u përmbytën në janar, duke e hedhur poshte te gjithë prodhimin.
Fermerët thonë se kjo është goditja më e rëndë që nga viti 2015, me dëme që arrijnë në miliona lekë.
Kafaraj njihet si një nga zonat me fermat më të mëdha të luleshtrydheve në vend, ndaj dështimi i këtij sezoni është një goditje e rëndë ekonomike për dhjetëra familje.
Fermerët apelojnë për ndihmë nga shteti, duke theksuar se nuk janë dëmshpërblyer asnjëherë në përmbytjet e mëparshme.
Sipas përllogaritjeve dëmi i shkaktuar nga përmbytjet e janarit në një sipërfaqe prej 300 dynymësh arrin në rreth 300 tonë prodhim të humbur.