Irani nis sulme të reja ndaj Izraelit, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe - Shpërthime dhe në Teheran

Iran ka nisur valë të re sulmesh me raketa ndaj Izraelit, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, sipas raportimeve nga këto vende, shkruan BBC.

Forcat Izraelite të Mbrojtjes njoftuan se sistemet mbrojtëse janë aktivizuar për të interceptuar raketat dhe se është dërguar një mesazh paralajmërues për banorët në zonat e prekura.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe tha se mbrojtja ajrore e vendit po “reagon aktualisht ndaj kërcënimeve me raketa dhe dronë që vijnë nga Irani”, duke u bërë thirrje qytetarëve në zonat përkatëse të “respektojnë udhëzimet e sigurisë”.

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Katarit deklaroi se forcat e armatosura kanë interceptuar një sulm me raketa që synonte territorin e vendit.

Gjatë ditës sot janë dëgjuar dhe dy shpërthime në Tehran, sipas gazetarëve të AFP që ndodhen në kryeqytetin iranian, pak pasi ushtria e Izraelite paralajmëroi se kishte nisur një valë sulmesh ndaj qytetit. BBC publikoi foto të një shpërthim në pjesën lindore të qytetit.

Ndërkohë, sipas zyrtarëve të qeverisë së Iran, numri i viktimave që nga fillimi i luftës ka arritur në 1,332 persona, mes tyre 206 gra dhe fëmijë.

Zëdhënësja e qeverisë, Fatemeh Mohajerani, tha gjithashtu se dhjetëra qendra shëndetësore janë goditur nga sulmet.