EMRAT/ Arrestohen dy shtetase rumune për prostitucion në Fier, sekuestrohen para dhe një automjet

Dy shtetase nga Rumania, Ionela Duroi, 21 vjeçe, dhe Gabriela Burtea, 45 vjeçe, u arrestuan në Fier pas një operacioni të koduar “Transit” për ushtrim prostitucioni.

Ato kishin marrë me qira një banesë në qytet dhe e kishin përshtatur për aktivitetin kriminal. Gjatë operacionit, u sekuestruan 250 euro, 5000 lekë, një automjet dhe pesë celularë, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria e paligjshme. Po ashtu, u proceduan penalisht edhe dy shtetas të tjerë, një banues në Divjakë dhe një në Fier, të cilët përfitonin nga ky aktivitet.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Fier/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve operacioni i koduar "Transit".

Ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira në Fier, vihen në pranga 2 shtetase nga Rumania. 

Procedohen penalisht 2 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari. 

Sekuestrohet një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 1 automjet dhe 3 celularë.

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda speciale, për një tjetër rast prostitucioni, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit "Transit", arrestuan shtetaset:

-I. D., 21 vjeçe, dhe G. B., 45 vjeçe, të dyja banuese në Rumani.

Këto shtetase kishin marrë me qira një banesë në qytetin e Fierit dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 250 euro dhe 5000 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 1 automjet si dhe 5 celularë. 

Për këtë rast u proceduan penalisht 1 shtetas banues në Divjakë, dhe 1 shtetas banues në Fier, përfitues nga kjo veprimtari.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.